“ZBATOJMË KUSHTETUTËN DHE LIGJIN PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE”
Në kohën e Festave të Pashkëve, përmes përdorimit të gënjeshtrave të kulluara dhe fakteve të sajuara VMRO-DPMNE krijon tensione etnike dhe ndarje në shoqëri – percjell KlanM reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ministria e Jashtme, tërësisht përgënjeshtron informacionet për zbatimin joadekuat të Ligjit për përdorimin e gjuhëve gjatë takimeve me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Hoze Manuel Albarez Bueno.
“Zbatimi i Ligjit për gjuhët në të gjitha ngjarjet që organizohen nga MPJ-ja në mënyrë adekuate është zbatuar. Në çdo ngjarje Ministri i drejtohet opinionit në dy gjuhët zyrtare të definuar sipas Kushtetutës dhe Ligjit për gjuhët, gjatë së cilës MPJ-ja siguron përkthim adekuat” – thonë MPJ.
MPJ, sic njofton KlanM, thotë se përdorimi i gjuhëve zyrtare të RMV-së është materje e rregulluar me ligj, ku saktësisht është definuar përdorimi i gjuhëve zyrtare dhe duhet të zbatohet në mënyrë adekuate pa qenë lëndë e përplasjeve politike.
“Duke marrë parasysh se ngjarjet dhe press-konferencat janë publike, u bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së që pohimet t`i mbështesin me dëshmi, në të kundërtën të tregojnë respekt ndaj vlerave që përfaqësojnë dhe publikisht të kërkojnë falje për shkaktimin e panevojshëm në baza etnike të hutisë në opinion” – thonë nga MPJ.
MPJ, sic thuhet në reagim, është e habitur nga sjellja e VMRO-DPMNE-së, sic thonë, edhe pse deklarohet si parti mbrojtëse e vlerave konzervative, gjatë festave të Pashkëve përmes gënjeshtrave krijon tensione etnike dhe ndarje në shoqëri. MPJ-ja, sic percjell KlanM komunikaten, për të nderuar bashkëqytetarët që në këto ditë festash duan të kenë paqë dhe qetësi është përmbajtur nga komentimi I sjelljeve të pahijshme të VMRO-DPMNE-së, por duket se kupa është mbushur me rastin e fundit me vizitën e Ministrit të Jashtëm spanjoll. /KlanMacedonia/