VAZHDOJNË REAGIMET PËR VIZITËN E SILJANOVSKËS NË SOFJE
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut nuk ka shkuar në Bullgari pa protokoll, por ka qenë ekipi i presidencës bullgare që nuk i ka qëndruar protokollit të koordinuar, thonë kështu burime nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqëdonisë së Veriut.
Burimet nga ky dikaster thonë se nuk kanë reaguar që në ditën e takimit për mungesën e flamurit të Maqedonsië së Veriut, si shenjë respekti ndaj fqinjit bullgar, ku vetëm pak orë para takimit kishte ndodhur një aksident me një helikopter ushtarak ku humbën jetën dy pjestarë të uniformave të ushtrisë bullgare.
Madje, të njëjtat burime thanë se kanë qenë të vetëdijshëm për rreziqet, duke shtuar se presin që pala bullgare të kërkojë falje, sepse përndryshe qasja e tyre shihet si e papërshtatshme dhe joevropiane. Sot për rastin e së premtes në Bullgari, ambasadorit bullgar do t’i jepet notë proteste. Për këtë rast sot foli edhe kryeministri Mickoski, i cili tani këto situate zgjidhen në rrugë diplomatike e jo duke kërrusur kurrizin.
“Në të kaluarën kur po poshtërohej dhe shitej dinjiteti maqedonas, atëherë ata heshtën, kërrusnin kurrizin dhe pajtoheshin me ata që na poshtëruan dhe na shkelën. Tani gjërat janë zgjidhur kështu, diplomatikisht, dërgohen nota proteste dhe nuk do të kemi më as politikë ndërkombëtare, as politikë diplomatike me shpinë të lakuar. Atëherë kur kalohet Rubikon, kur kalohet vija e kuqe, atëherë duhet reaguar. Sepse nëse nuk reagoni, ai përjashtim do të bëhet praktikë” – tha Mickoski.
Ky ishte takimi që ngjalli shumë reagime në oponion ishte i pari mes presidented Siljanovska-Davkovës dhe presidenti bullgar Radevit, i cili u zhvillua në zyrën e presidentit bullgar dhe pas të cilit nuk u organizua asnjë konferencë për media.
Pas takimi, presidenti Bullgar kishte thënë për mediat bullgare se muzika dhe kultura janë sfera që na bashkojnë, duke shtuar se marrëdhënia mes dy vendeve do të bazohet në marrëveshjet e bëra.
Presidentja Siljanovska-Davkova ndodhej për vizitë në Sofje me rastin e pjesëmarrjes së Operës dhe Baletit Nacional (OBN) në Operën dhe Baletin e Sofjes. /tvklan.mk/
Në delegacionin e Maqedonisë së bashku me presidenten ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.