Klan Debat: Ahmeti – BDI s’ka plan B, ndryshimet Kushtetuese do të votohen!

“TËRHIQEMI NGA QEVERIA, FJALËN TANI E KA MICKOSKI”  

Bashkimi Evropian, para çdo interesi tjetër. Kompromis me të ardhmen e vendit nuk bëjmë. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, mbrëmë në Klan Debat ka rikonfirmuar qëndrimin e integristëve për t`u tërhequr nga të gjitha nivelet e pushtetit, që të votohen ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për rrugëtimin evropian të vendit, njofton KlanM.

“Le të urdhërojë VMRO-DPMNE të bëjë votimin edhe pastaj do ta shihni se sa seriozë jemi në këtë çështje. D.m.th, komplet ekzekutivi i BDI-së tërhiqet me të gjitha nivelet e pushtetit për t’ia siguruar vendit të ardhmen evropiane” – tha Faton Ahmeti, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Ahmetit, BDI nuk ka plan B, duke u shprehur optimist se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë.

“Me shumë optimizëm dhe me të dhëna, me qëndrime të sakta, ka forca progresive në vend. Ka deputetë, të cilët sytë i kanë kah Brukseli, nga BE-ja dhe që ia duan të mirën shtetit, gjeneratave të ardhshme” – tha Faton Ahmeti, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Faton Ahmeti nw Klan Debat i dërgoi një mesazh edhe opozitës maqedonase. Për BDI-në në opozitë vendos verdikti i popullit e jo partitë politike – tha Ahmeti, duke u shprehur i bindur se në zgjedhjet e ardhshme BDI do të jetë fituesja në bllokun politik shqiptar.

“Ka ikur ajo kohë kur qeveritë kanë mundur të bëhen me parti më të vogla e me opsione më të përshtatshme. Disa rregulla janë vendosur në shtet. Partia politike, e cila e merr legjitimitetin e popullit shqiptar, ajo parti e përfaqëson popullin shqiptar” – tha Faton Ahmeti, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Kryefjala e prononcimeve të Faton Ahmetit në Klan Debat ishin ndryshimet kushtetuese, por Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, është prononcuar edhe për Kryeministrin shqiptar dhe zëvendësimin në Kushtetutë të 20 përqindëshit me gjuhën shqipe, për të cilat, tha se zotimet e BDI-së asnjëherë nuk kanë mbetur pa u realizuar. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share