MPJ: Incidenti në Labunishtë – vetëpërmbajtje deri në zbardhjen e rastit

Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj një shtetasi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, B.K. nga Labunishti, Ministria e Punëve të Jashtme apelon për vetëpërmbajtje nga kualifikimet e parakohshme deri në zbardhjen e plotë të rastit. Dje, gjatë orëve të mbrëmjes, me personin e dyshuar për sulmin, A.N. nga Veleshta, u realizua bisedë informative dhe është njoftuar prokurori publik.

Kjo ngjarje nuk duhet të hedhë hije mbi përpjekjet institucionale për të kultivuar të drejtat dhe interesat e komuniteteve më të vogla, duke përfshirë edhe përpjekjet për të drejtat e garantuara kushtetuese-ligjore për to, mes tyre edhe komunitetin bullgar.

I bëjmë thirrje publikut dhe subjekteve politike nga Bullgaria fqinje që t’u mundësojnë institucioneve të shtetit zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe në mënyrë adekuate të procesojë sipas rregullativës ligjore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share