MPJ e Bullgarisë: Të papranueshme deklaratat që provokojnë palën tjetër

NË PARLAMENTIN BULLGAR VAZHDON “AVAZI” I VJETËR

 Ministria e Jashtme e Bullgarisë, u ka bërë thirrje politikanëve dhe personaliteteve publike nga të dyja anët e kufirit që përpjekjet e tyre t`i çojnë për të ndihmuar procesin e kthimit të besimit dhe përforcimit të marrëdhënieve fqinjësore. Por, në parlamentin bullgar sërish është dëgjuar retorika e papranueshme dhe e vjetër.

Pas notës verbale që para dy ditëve e dërgoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut përmes ambasadës në Sofje, me të cilën shprehu pakënaqësi nga deklaratat e Eurodeputetit bullgar, Angel Xhambaski, dje u prononcua edhe Ministria e Jashtme bullgare, duke I quajtur të papranueshme deklaratat që fyejnë dhe provokojnë palën tjetër.

“Deklaratat e këtillë nuk e paraqesin pozicionin zyrtar të shtetit bullgar dhe tentativat që të prezantohen si të tilla janë jokorrekte. Pavarësisht provokimeve të shumta kundër Bullgarisë, veçanërisht kundër bullgarëve në RMV, gjuhën e tillë e vlerësojmë të papranueshme dhe kundërproduktive. Deklaratat e këtilla nuk janë në interesin e Bullgarëve në RMV”, thonë nga MPJ e Bullgarisë.

Por, në ditën e njëjtë kur është publikuar qëndrimi I Ministrisë së Jashtme bullgare, në Kuvendin Popullor, deputetët por edhe eurodeputetë bullgar, sërish kanë shfaqur qëndrime të ngjashme, për çka reagoi Shkupi zyrtar.  Qëndrimet kanë të bëjnë kryesisht me reflektime për pretendime territoriale, por edhe të ngriten angazhime për veto të sërishme kundër Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, reagimet e Ministrive të Jashtme në Shkup dhe Sofje erdhën pas deklratave të politikanit kontravers bullgar, Angel Xhambaski, I cili duke qëndruar para një harte të Bullgarisë së Madhe shfaqi një sërë ofendimesh mes tjerash se maqedonizmi ka qenë ideologji antibullgare dhe fashiste./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share