JANË SHTUAR KONTROLLET POLICORE NËPËR RRUGË DHE AUTOSTRADA
Festat e Vitit të Ri karakterizohen me lëvizje më të madhe të njerëzve, disponim festiv dhe me trafik më të rënduar, por nuk duhet harruar edhe temperaturat e ulëta dhe rrugët e rrëshqitshme. Autoritetet e rendit publik bëjnë thirrje për kujdes maksimal gjatë festave.
“Nëse keni pirë, assesi mos vozisni, për shkak se mund të jetë e kobshme për ju dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. Krahas këtyre thirrjeve, tashmë nëpër rrugë mund të vërreni kontrolle të përforcuara nga policia, me qëllim që të sanksionohen ata që nuk respektojnë rregullat në trafik. Duhet të gjithë të kontribuojmë që të kemi festa të sigurta dhe të lumtura” – tha Toni Angellovski, MPB.
MPB-ja dhe Këshilli Republikan për Siguri në Trafik, në Ohër realizuan aktivitete në kuadër të fushatës dimërore dhe të Vitit të Ri duke ndarë materiale edukative që t`I rikujtojnë vozitësit për rregullat në trafik gjatë festave të fundvitit. /KlanMacedonia/