Nga Ministria për Punë të Brendshme bëjnë të ditur se është krijuar uebfaqe e rreme e Drejtorisë së të Ardhurave Publike nga ku dërgohen mesazhe te qytetarët.
Nga MPB bëjnë thirrje që mos të hapen këta mesazhe pasi për qëllim kanë marrjen e të dhënave personale.
“Njoftojmë qytetarët se në Sektorin për Krime Kompjuterike është raportuar se është krijuar një uebfaqe e rreme e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, nga ku dërgohen mesazhe për një lloj raportimi të detyrueshëm në një link të rremë. Apelojmë qytetarët që të mos hapin mesazhe të tilla dhe të mos i lënë të dhënat nga llogaritë e tyre bankare sepse është një mashtrim”, thonë mes tjerash nga MPB.