Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se sot (17.07.2022) Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizoi kontrollim të përforcuar aksional në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 76 shoferë prej të cilëve katërmbëdhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë kurse tre shoferë ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.