AFATI PËR DORËZIMIN E APLIKACIONEVE ËSHTË 15 DITË
Ministria e punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për pranimin e 600 policëve të rinjë. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 ditë.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se se sot kanë publikuar shpallje publike për lidhjen e marrëdhënies së punës për 600 kandidatë në vendin e punës polic.
Në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup kërkohen 300 kandidatë, SPB Ohër– 100, SPB Tetovë 30,SPB Kumanovë, Shtip, Strumicë nga 20, SPB Manastir dhe Veles nga 15, nga 20 në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri dhe Perëndim, nga 10 në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Lindje dhe Jug si dhe në Departamentin për Mbrojtjen e Personaliteteve dhe Objekteve të Caktuara – 20.
Krahas kushteve të përgjithshme të deklaruara në konkurs, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet e veçanta, përkatësisht: lartësia e kërkuar e trupit të paktën 175 centimetra për djemtë, 165 centimetra për vajzat. Kandidatët e paraqitur do të kalojnë procedurë përzgjedhjeje, e cila përfshin përzgjedhjen administrative të dokumentacionit të paraqitur, kontrollin e aftësive motorike, testin e integritetit dhe testin psikologjik, testin e arsimit të përgjithshëm, intervistën, kontrollin e sigurisë dhe ekzaminimet shëndetësore.
Kandidatët e përzgjedhur për policë do të nënshkruajnë kontratë për trajnim bazë policor për një periudhë njëvjeçare, e cila do të zhvillohet në Qendrën e Trajnimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe do të marrin pjesë 10 përqind më shumë kandidatë policorë se sa numri i pozitave në dispozicion për të cilin është shpallur ky konkurs, pra në Qendrën e Trajnimeve do të referohen gjithsej 660 kandidatë.
MPB njoftoi se afati për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë, duke llogaritur nga dita pas publikimit të shpalljes publike, duke mos llogaritur vetë ditën e publikimit. Dokumentacioni i parakohshëm dhe i pakompletuar nuk do të merret parasysh. /KlanMacedonia/