SPASOVSKI: JANË HAPUR 10 HETIME TË PËRBASHKËTA
Në gjashtë muajt e para të këtij viti, vendet anëtare të SELEK – Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore, ku bëjnë pjesë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Greqia, sic njofton KlanM, kanë këmbyer mbi 2.000 informacione operative nga fusha e tregtisë së jashtëligjshme me drogë, migrimit illegal dhe tregtisë me njerëz, krimit kompjuterik, kërkimeve e të ngjashme, ku janë hapur 10 hetime të përbashkëta, katër të realizuara kurse tjerët në fazën e realizimeve.
Kështu është thënë gjatë takimit në Bukuresht të Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, me Sekretarin e Përgjithshëm e SELEK, Oguz Serkan Akin, njofton KlanM.
Gjatë periudhës së kaluar, sipas Spasovskit, janë koordinuar disa hetime të përbashkëta me iniciativë të policisë së Maqedonisë, por edhe shërbimeve policore të vendeve tjera.
“Përmes SELEK, janë këmbyer të dhëna për transport të jashtëligjshëm të sasive të mëdha të kokainës në Shqipëri, të organizuar nga një grup kriminal të përbërë nga shtetas të RMV-së, ku u formua ekipi i përbashkët hetues. Do ta përmendi edhe hetimin PANDORA MAERSK, ku si rezultat i bashkëpunimit RMV-Greqi dhe në bazë të të dhënave të intelegjencës të shpërndara përmes SELEK, gjatë qershorit 2023 në portin e Selanikut u konfiksuan 161 kilogram kokain” – tha Oliver Spasovski.
Ndryshe, hetimi I përbashkët me emdrin e koduar IRON realizuar nga RMV dhe Shqipëria, sic njofton KlanM, ka fituar shpërblimin si hetimi më I mirë I përbashkët në kuadër të SELEK për vitin 2021, ku u konfiskuan 325 kilogram kokain.
Gjithashtu edhe hetimet e përbashkëta me emrin e koduar TAKSIM realizuar nga RMV dhe Turqia fitoi shpërblimin e SELEK për vitin 2022. /KlanMacedonia/