Digjet një veturë e parkuar në Shkup (VIDEO)

Një veturë është djegur mbrëmë në një parking në bulevardin “Ilindeni” në Shkup. Një “golf” në pronësi të një 40-vjeçari nga Shkupi është djegur pothuajse tërësisht. Për shkak të fuqisë së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe një automjet tjetër. Dëshmitarët tregojnë se zjarri është përhapur me shpejtësi.

“Zjarri ka përfshirë edhe veturën e udhëtarëve Toyota Celica, me targa të Shkupit, në pronësi të A.M.(40) nga Shkupi”, thonë nga MPB për Makfax.

Zjarri është shuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share