Gjatë votimit të sotëm, përveç ngjarjeve për të cilat u informua në konferencën për shtyp të ndihmësministrit për Marrëdhënie me Publikun, Toni Angellovski, nga ana e MPB-së janë regjistruar edhe ngjarjet në vijim:
-Në ora 11:10 minita u raportua se në fshatin Kodalia, komuna e Radovishit në vendvotimin nr. 1602, S.A. nga fshati Koxhali ka fotografuar fletën e votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të parashtrohet kallëzim përkatës.
-Rreth orës12.15 minita u raportua se në vendvotimin nr. 2683/1 në Shkup A.S. (40) nga Shkupi ka fotografuar fletën e votimit. Po ndërmerren masa për të zbardhjen e rastit, pas së cilës do të parashtrohet kallëzim përkatës.
-Rreth orës 12.15 minuta u raportua se A.I. (48) nga Ohri në vendvotimin nr. 1271 në Ohër ka fotografuar fletën e viotimit. Ai u arrestua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të prashtrohet kallëzim përkatës.
-Në ora 12:35 minuta u raportua se në vendvotimin nr.0006 në Berovë, D.T. (42) ka fotografuar fletën e votimit. D.T. u arrestua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të pçarashtrohet kallëzim përkatës.
-Në ora13:57 u raportua se në vendvotimin nr. 2555 në Shkup, S.S. Ajo ka fotografuar fletën e votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Ministria e Punëve të Brendshme