MPB: Parandalohet kontrabanda e mallrave për konsumim të gjerë në Pikë kalimin kufitar Bllacë

Mnistria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 01.06.2022 në Pikë Kalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë kanë kryer kontrollime në dy automjete dhe kanë vendosu masën e mbajtjes ndaj katër shtetasve kosovarë, për arsye se në mjetet e tyre është gjetur sasi më e madhe e mallrave për konsumim të gjerë pa dokumentet e nevojshme.

Në të vërtetë, në ora 14:15 minuta është realizuar kontrollë në automjetin “folkswagen bora”, me targa nacionale të Kosovës, i drejtuar nga R.S. (30), në të cilin si bashkëudhëtar ka qenë A.T. (31), të dy nga Kosova. Gjatë kontrollimit të automjetit, në pjesën e gomës rezervë janë gjetur mallra për konsumim më të gjerë pa dokumentet e nevojshme.

Në ora 15:20 minuta, është kryer kontrollë edhe në automjetin “folkswagen golf”, poashtu me targa nacionale të Kosovës, i drejtuar nga Q.C.(23), ku si bashkëudhëtar ka qenë G.I. (29), të dy nga Kosova. Gjatë kontrollit është konstatuar se automjeti ka qenë i ngarkuar me mallra për konsumim të gjerë pa dokumente.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për rastet në fjalë është informuar edhe Prokurori Publik, me udhëzim të të cilit personat dhe lënda i janë dorëzuar nëpunësve doganorë për procedurë të mëtutjeshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share