MPB: Nuk pati tentativë rrëmbimi – nxënësja e mitur refuzoi kafen e një të riu!

MPB-ja ashpër ka përgënjeshtruar, sic thotë, spekulimet që janë përhapur nëpër portale, televizione lokale dhe rrjete sociale, sic njofton KlanM, se është parandaluar një përpjekje për rrëmbim të një të miture në oborin e shkollës në Karbincë.

MPB-ja ka bërë publike denoncimin zyrtar për Policinë.

“Sot në ora 09.52 në SPB-Shtip nga SH.F në Komunën Karbincë është denoncuar se rreth orës 09.30 në oborin e shkollës, me makinë “Golf” ka mbërritur një i ri, që sipas denoncimit, ka ftuar nxënësen e mitur të hyjë në makinën e tij për të shkuar në kafe, por ajo menjëherë është kthyer në shkollë dhe e ka njoftuar drejtoren. Punohet për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB-ja.

MPB-ja, sic njofton KlanM, plasimin e lajmeve të këtilla e quan për qëllim të politikës ditore, sic thonë, për të shkaktuar panik, shqetësime dhe ndjenjë frike dhe pasiguri tek qytetarët. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share