MPB njofton: Ja sa do t’ju kushtojë ndërrimi i targave nga MK në NMK

Ndërrimin e targave me shenjën MK në NMK duhet ta bëjnë qytetarët në stacionet e autorizuara për kontroll teknik dhe do të kushtojë nga 1400 deri në 1500 denarë. Ministria e Punëve të Brendshme së fundi ka njoftuar se qytetarët dhe personat juridikë, përkatësisht pronarët e automjeteve, deri me 12 shkurt 2024 duhet t’i ndryshojnë targat me shenjën MK në shenjën NMK.

“Pronarët e automjeteve duhet të paraqesin kërkesë për ndryshimin e targave në stacionet e autorizuara për kontroll teknik, ku në bazë të formularit në sportelin e MPB-së të paraqitet kërkesa për ndryshimin e targave dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme lëshon leje të re qarkullimi dhe targa të reja regjistrimi me shpenzimet e pronarit të mjetit. Çmimi i lejes së komunikacionit është 200 denarë, kurse çmimi i targave është 1200 deri në 1300 denarë, varësisht nga forma e targës, informojnë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share