MPB: Në Shkup konfiskohet drogë në vlerë prej 500.000 euro

Gjatë ditës së djeshme ekipe të specializuara të MPB-së për luftë kundër tregtisë së jashtëligjshme me mjete narkotike, kanë arrestuar 5 persona nga Shkupi. Janë kryer bastisje në 7 lokalitete në Shkup ku, sic njofton KlanM, është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës, si dhe drogës, që nëse shitej në “tregun e zi” kap vlerën e rreth gjysmë million euro.

Gjatë Janarit, Shkurtit dhe Marsit të këtij viti, sipas MPB-së me urdhër të Prokurorisë së Shkupit janë kryer hetime kriminalistike kundër dilerëve të rrugës, që shesin drogë sintetike – amfetaminë dhe marijuanë, ku janë arestuar tre persona nga Shkupi, përcjell KlanM.

“Personat e ndaluar një kohë të kanë qenë të involvuar në shitjen në rrugë të drogës sintetike – amfetamin në rajonin e Shkupit, për cka kishin marrë me qira disa banesa në qendër të Shkupit, si dhe në lagjen Gjorce Petrov, që I kanë shfrytëzuar si depo për ruajtjen, prodhimin dhe paketimin e drogave sintetike. Drogën e kanë shitur për 2.000 denarë për 1 gram amfetamin, 3.000 denarë për 1 gram kokain, 600 denarë për tableta ekstazi, kurse paketimi me marijuanë për 1.000 denarë” – thonë nga MPB-ja.

Sic percjell KlanM komunikatën e MPB-së, aktivitetet të këtilla, policia ka zbatuar edhe në qytete tjera. Që nga fillimi I javës janë bërë 36 bastisje, janë ndaluar 32 persona, ku janë konsfiskuar amfetaminë, ekstazi, marijuanë dhe lloje tjera të drogave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share