Ministria e Punëve të Brendshme sot përmes një kumtese ka dhënë detaje rreth rastit të mbrëmshëm ku një i ri nga Turqia me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni, ka ndërruar jetë në vendin e punës në Shkup duke punuar në një objekt ndërtimtarie, informon Klan M.
“Me datë 02.05.2023 në ora 18:40 në SPB Shkup është raportuar se në objektin për ndërtim në zonën e Qendrës është lënduar punëtori F.A.(34) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. I cili është transferuar në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza” për dhënie të ndihmës mjekësore. Nga plagët e marra F.A. vdiq pak disa orë më vonë. Kontroll është kryer nga ekipi i SPB-së, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion” – thonë nga MPB. /KlanMacedonia/