MPB me apel: Nëse i njihni këta persona, denonconi në 192!

MPB-ja apelon deri te qytetarët, nëse njohin ndonjërin nga dhunuesit, siç janë gjashtë personat nga inçizimet, të cilët më datën 05.07.2022 kanë gjuajtur me sende të forta në drejtim të kordonit policor dhe në drejtim të godinës së Kuvendit, gjatë së cilës janë lënduar dyzet e shtatë nëpunës policorë, mundet ti denoncojnë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin policor më të afërt.
Pa dallim nëse denoncimi do të jetë anonim ose jo, nëpunësit policorë do të veprojnë, dhe nëse vërtetohet identiteti, kundër dhunuesve do të ndërmerren masa përkatëse ligjore.

Мinistria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët të mos lejojnë të përfshihen në incidente të dhunshme, për arsye se do të ndërmerren masat nga më rigorozet dhe nuk do të lejohet prishja e qetësisë dhe sigurisë. Çdo dialog duhet të realizohet në institucionet e sistemit, kurse policia e Maqedonisë mbetet garantuesi i sigurisë i këtyre institucioneve, garantuesi i shtetit dhe i qytetarëve të tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share