“Me datë 03.12.2022, zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, Njësiti policor për intervenim, ekipi operacional bastisje dhe Departamenti për operacione speciale policore kanë kryer kontrollë në objektet hotelierike në zonën e fshatit Haraçinovë, Shkup. Gjatë së cilës i është hequr liria A.D (40), punonjës në një nga lokalet. Me të u gjet një pistoletë tip “TT” dhe një kornizë me tetë fishekë. Personi është ndaluar në stacion policior dhe pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të bëhet kallëzim penal sipas Kodit Penal.
Ndryshe, në kuadër të kontrollit aksionar, është kryer ekzaminimi i 54 personave të gjetur në objekte hoteliere dhe 11 vetura”, thuhet në njoftimin e MPB-së.