MPB: Bastisje në Shkup – arrestohen 16 persona

NË SHËNJESTËR TRAFIKANTËT E DROGËS

Gjatë së dielës, organet e sigurisë kanë organizuar një aksion të madh në rajonin e Shkupit, percjell KlanM.

 Në shënjestër kanë qenë trafikantët e drogës, kurse janë kryer bastisje në dhjetëra lokalitete në Shkup.

Gjatë ditës së sotme, sic njofton KlanM, MPB-ja ka publikuar epilogun e këtij aksioni.

“Gjatë së dielës në rajonin e Shkupit, pas njoftimeve operative, zyrtarë të policisë nga SPB-Shkup dhe Departamenti për Polici kriminale në koordinim me Prokurorinë Themelore Shkup, kanë kryer bastisje të shtëpive dhe hapësirave tjera në 19 lokalitete, ku janë arrestuar 16 persona për shkak të dyshimeve për vepra të kryera penale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e drogave narkotike. Prej tyre pesë persona janë ndaluar lidhur me njoftimet për vepra tjera penale”

Policia njofton se gjatë bastisjeve është gjetur një sasi e konsiderueshme e parave që janë si rezultat I shitjes së drogës, por edhe të dhëna për personat që u janë shitur lëndët narkotike.

Pas dokumentimit të rastit, personat do t`i dorëzohen prokurorisë kompetente – thuhet në njoftimin e MPB-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share