KONFISKOHEN MARIJUANË DHE MUNICIONE
Vijojnë aksionet e policisë kundër tregtisë së jashtëligjshme mne drogë. MPB-ja njofton se gjatë një aksioni të djeshëm të realizuar nga policia kriminale dhe Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materje të rrezikshme, në rajonin e Gjevgjelisë gjatë bastisjeve ka privuar nga liria dy persona.
MPB-ja njofton se gjatë bastisjeve në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në fshatin Moin të Gjevgjelisë, pronë e 46-vjevarit B.GJ, në oborr janë gjetur të mbjellura me cannabis sativa, kurse brenda në shtëpi katër paketime me marijuanë.
Sipas policisë, B.GJ është ndaluar nga policia kurse për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Publike e Gjevgelisë. Ndaj tij do të dorëzohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Ndërkohë, gjatë bastisjes në një shtëpie, poashtu në fshatin Moin, tek 29 vjecari A.K janë gjetur 38 plumba të kalibrit 7.9 milimetra dhe tetë plumba tjerë. A.K është privuar nga liria kurse pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal. /KlanMacedonia/