MPB: Arrestohet shtetasi i Brazilit – për 5.000 euro transporton kokainën nga Sao Paolo në Shkup!

AKSION ANTI-DROGË NË AEROPORTIN E SHKUPIT

Mbrëmë në ora 23.50 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar – Shkup” pasi I ishte refuzuar hyrja në vend, zyrtarë policor nga Departamenti i Policisë kriminale ka privuar nga liria shtetasin 34-vjeçar nga Brazili me iniciale D.S.A.D, për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhim I paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike”,

“Gjatë bastisjes së shtetasit Brazilian, në bashkëveprim me Drejtorinë e Doganave, ku ishte përdorur edhe qeni zyrtar i ekipit mobil të Doganave, në një nga dy valixhet e D.S.A.D janë gjetur 2 kilogram kokain. Është kryer bisedë zyrtare me shtetasin nga Brazili i cili pranoi se ka qenë i angazhuar nga një shtetas i Maqedonisë, që për kompensim prej 5.000 eurove ta transportojë drogën nga Sao Paolo për në Shkup” – thonë nga MPB.

MPB-ja njofton se në bazë të njoftimeve të grumbulluara për persona të implikuar në transpirtin e drogës, në bashkëveprim me SPB-Ohër, është kryer bastisje në Ohër tek dy vëllezër Q.N (36) dhe H.N (28), të cilët pas bastisjes janë privuar nga liria.

Policia njofton se bastisje janë kryer edhe në dy lokalitet në Strugë, ku për 36-vjecarin me iniciale S.K është shpallur fletarresti.

SPB-Shkup në PTHP-në për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit do të inicojë kallëzim penal kundër katër personave të implikuar në organizimin dhe transportin e 2 kg kokain. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share