322 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara
650 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë shqiptuar vetëm gjatë ditës se djeshme deri në mesnatë. Prej tyre shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë seshpejtësia e lejuar ndërsa 322 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara njoftojnë nga
”Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 650 vozitës. Prej tyre, 52 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe shtatë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 322 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 328 jashtë vendeve të banuara. Nga MPB shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe bëjmë thirrje që të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe siç thonë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta” – thonë nga MPB.