MPB: 6.000 qytetarë prezent në tubimin opozitar në Sheshin Skenderbeu

Koalcioni VLEN po mban tubimin përmbyllës në sheshin Skenderbeu në Shkup.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë tubim kanë marrë pjesë rreth 6 mijë qytetarë.

Kujtojmë që sonte në mesnatë fillon heshtja, që përfundon në ditën e votimit në orën 19.00. Në zgjedhjet e shtata presidenciale që do të mbahen të mërkurën, të drejtë vote kanë 1.814.317 votues. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share