Reperi i njohur, Mozzik ka publikuar fotografi me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, i cili është babai i të dashurës së tij, Lotinës.
Ai ka treguar fjalët që ia ka thënë Haziri, duke e këshilluar që të kujdesen për njëri-tjetrin, përcjell Klankosova.tv.
“Një pasdite me Lutën. Shëndet dhe të mira për juve! Lutën e kam njohur personalisht përmes fjalës më të bukur që mundet me ma thënë: Kujdesuni për njëri tjetrin si për sytë që keni”, ka shkruar Mozziku.