Motori i avionit merr flakë pas përplasjes me një zog

Motori i një avioni pasagjerësh u përfshi nga flakët teksa ndodhej në fluturim, pasi goditi një zog. Incidenti ndodhi sapo avioni ishte ngritur nga aeroporti i Columbus në Ohio, SHBA.

Momenti u filmua në video nga një prej pasagjerëve. Boeing 737 ishte nisur drejt Phoenix të Arizonës. Megjithatë si pasojë e incidentit u detyrua të kthehej sërish në Ohio.

Nga ngjarja nuk pati të lënduar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share