Piloti i një aeroplani të aviokompanisë Ryanair që transportonte 184 pasagjerë, është detyruar të bëjë ulje emergjente kurse pasagjerët të largohen nga fluturakja si pasojë e zjarrit që shpërtheu në motorin e majtë.
Të gjithë brenda bordit arritën të shpëtojnë pa ndonjë lëndim, pavarësisht se zjarri dilte nga fluturakja derisa ishte në ajër, e piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente në aeroportin italian Aeroporti di Puglia në Brindisi, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportojnë se zjarri shpërtheu si pasojë e disa defekteve teknike në motor. Corriere Della Sera shkruan se të gjithë në bord nuk kanë pësuar as më të voglin lëndim.
Nga aviokompania është bërë e ditur se pasagjerët kanë zbritur shpejt nga fluturakja, dhe janë dërguar në terminal me autobus.
Video të ndryshme amatore shfaq pasagjerët që zbresin nga fluturakja, por edhe zjarri që dilte nga motorit derisa ishte në ajër. /Telegrafi/