Motori gjerman Audi do të jetë pjesë e Formula 1 duke nisur nga viti 2026, kur dhe hyjnë në fuqi rregullat e reja.
Lajmi është zyrtarizuar sot nga drejtuesit e Formula 1 në pistën belge të SPA, ku këtë fundjavë zhvillohet gara e radhës së botërorit.
Të pranishëm në prezantim ishin drejtuesit e Formula 1 dhe të Audi, që do të jenë në këtë sport si një skuadër më vete.
Pritet që makina gjermane të marë skuadrën e Sauber, që aktualisht mban emrin e Alfa Romeo.