Më datë 20.08.2023, rreth orës 11:40, siç përcjellë Klan M është raportuar se në rrugën “Kamenica” motoçikleta “Honda”, e drejtuar nga I.K.(20) nga Makedonska Kamenica, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga pas së cilës I.K. ka rënë nga motori dhe motori ka goditur automjetin e pasagjerëve “Reno Laguna” me targa të Dellçevës, i drejtuar nga S.D.(47) nga Dellçeva.
Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë I.K, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen e tij. Prokurori publik dhe ekip i stacionit policor Dellçevë kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /KlanMacedonia/