Moti: Vjeshtë në Pranverë – qytetarët veshin xhupat!

METEREOLOGËT: NË HORIZONT NUK SHIHET ASKUND “I NXEHTI AFRIKAN”?!

Nën ndikimin e një mase ajrore të freskët e të lagësht nga veriu, deri në fund të javës dhe fillimin e javës së ardhshme, në vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i freskët, me temperatura nën mesataren për këtë periudhë të vitit, njofton KlanM.

Sipas metereologëve, në orët e mëngjesit temperaturat, nëpër shumë vende, do të ulen nën 10 gradë Celsius.

Vende – vende, sic percjell KlanM, do të ketë paraqitje lokale të motit jostabil të përcjellë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Metereologu Slavço Popovski përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë pamje nga moti i lig I përcjellë me shi të rrëmbyeshëm, zbrazje elektrike dhe erë të përforcuar që kishin goditur para dy ditëve rajonin e Radovishit.

Metereologët, sic percjell KlanM, parashikojnë se për të “nxehtin afrikan” do të presim edhe shumë kohë. Për momentin, sipas tyre, në horizont, nuk shihet një valë e këtillë i të nxehtit, kurse ekzistojnë disa kushte që deri në fund të këtij muaji, në vendin tonë, të mos jetë I pranishëm “I nxehti afrikan”. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Neal Sejfulla

Lexo gjithashtu
Total
0
Share