RMV NËN NDIKIMIN E VALËS POLARE AJRORE NGA VERIU
Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e një vale ajrore nga veriu që do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të mbretërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe shumë I ftohtë me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Vende- vende do të ketë edhe reshje dëbore.
Metereologët njoftojnë se nga sot pasdite dhe në mbrëmje si dhe gjatë javës së ardhshme, territori I Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e valës polare ajrore nga veriu, që sic percjell KlanM, do të shoqërohet me erëra të fuqishme nga drejtimi verior që do të shkojnë nga 80 deri në 100 kilometra në orë. Rekomandohet kujdes I shtuar për shkak të dëmeve të mundshme.
Gjatë natës, sic percjell KlanM, temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme dhe ditëve në vijim në shumë vende do të shkojnë deri në minus 10 gradë, kurse në viset malore deri në minus 15 gradë.
Nesër priten reshje të dobëta të borës, derisa javën e ardhshme do të ketë mot kryesisht stabil por shumë të ftohtë. /KlanMacedonia/