Sot, moti në Shkup do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Era do të fryjë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi perëndimor, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here do të ketë erë të fortë. Pasdite priten kushte për jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 14 deri në 22 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup, temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 39 gradë. Pasdite priten reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtra.
Gjatë javës së ardhshme moti do të jetë i paqëndrueshëm pasdite dhe në mbrëmje, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe stuhi lokale me erë të fortë dhe breshër. Temperaturat minimale do të mbeten të larta, ndërsa ato ditore do të fillojnë të ulen nga dita e martë.