Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë ndërsa gjatë ditës mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, në pjesët perëndimore me kushte për reshje të shkurtra shiu, njofton DPHM.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 12 gradë, kurse maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 23 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë gradë.

Gjatë javës deri të premten do të mbajë mot kryesisht stabil me mëngjese të ftohta dhe temperatura ditore që do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Të mërkurën do të ketë vranësira të shtuara me reshje lokale shiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share