Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me vranësira të ndryshueshme, në më shumë vende me reshje të shiut të përcjella me bubullima. Në male reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimorë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 14 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share