Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 10 deri në 16 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, në disa pjesë të luginës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share