Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në pjesët jugore të vendit me reshje shiu, vende vende më të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima.

Do të fryjë dhe erë e dobët, ndërsa në pjesët perëndimore e përforcuar nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 26 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24 gradë Celsiusë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share