Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Në pjesët perëndimore të vendit në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullima.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 27 gradë.