Moti: Pranverë në Dhjetor – nga e hëna vjen i ftohti polar!

NË RMV SHËNOHEN TEMPERATURA DERI 20 GRADË

Në vendin tonë mbretëron mot pranveror me temperature që vende-vende shkojnë deri në 20 gradë Celsius, njofton KlanM.

Pas shirave dhe reshjeve të borës, gjatë dy ditëve të kaluara, në vend, për shkak të ndikimit të rrymës së ngrohtë ajrore nga drejtimi jugor, sic njofton KlanM, janë shënuar temperatura jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Por, duket se motit të mirë po I vjen fundi.

Metereologët për nesër paralajmërojnë një depërtim të madh të stuhisë polare në veri të rajonit, ku sic percjell KlanM, më së shumti do të goditen Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Serbia. Sipas tyre, pritet që temperaturat të shënojnë rënie me 20 gradë Celsius.

Në këto vende, krahas erës së fuqishme dhe të ftohtit, priten edhe reshje dëbore.

Në Maqedoninë e Veriut, siç përcjell KlanM parashikimin e metereologëve, depërtimi i të ftohtit polar do të ndjehet nga e hëna, por nuk do të jetë me përmasa sikurse që pritet në vendet e rajonit.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share