Moti: Në natën e vitit të ri mot stabil dhe i ftohtë!

PAS 10 JANARIT PRITET STUHIA POLARE ME BORË DHE VALË TË ACARTË

Nata e Vitit të ri nuk do të jetë me të reshura, kurse nga e marta pritet që moti të pësojë ndryshime. Megjithatë, sipas metereologëve, do të mbetet temperaturat mbi mesataren, njofton KlanM.

Sipas metereologëve, nata e vitit të ri do të jetë e ftohtë, stabile, me mjegull dhe ajër të ndotur nëpër lugina, por nga e hëna në mbrëmje dhe e marta, do të nis ndryshimi I motit me reshje lokale shiu.

Metereologët, sic njofton KlanM, parashikojnë se, sipas të gjitha gjasave, nga Krishtlindjet ortodokse, në Ballkan por edhe në Maqedoninë e Veriut, do të mbërrijë një stuhi polare që do të rezultojë me temperature shumë të ulëta të ajrit dhe reshje intensive të borës.

Sipas përditësimit të modeleve numerike, sic percjell KlanM, metereologët parashikojnë që reshjet intensive të borës të nisin pas 10 janarit, gjithandej vendit mbi 20 centimetra, vende – vende mbi 50 derisa në qendrat e skijimit mbi 100 centimetra.

Bëhet fjalë për një stuhi polare dhe valë të acartë. Në rajonin e Ballkanit pritet që temperaturat të shkojnë deri në minus 20 gradë, kurse në rajonin e Alpeve madje deri në minus 30./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share