Moti I lig kaplon rajonin e Kavadarit – sanohen dëmet

RESHJE SHIU EDHE NË TETOVË – NUK SHKAKTOHEN DËME

Ka nisur sanimi I dëmeve nga moti I lig që përfshiu pjesë të vendit me shira të rrëmbyeshëm, zbrazje elektrike dhe erë të përforcuar.

Sic njofton KlanM, Ishin përfshirë rajoni I Tikveshit dhe Pellagonia, kurse në orët e mbrëmjes edhe pjesë të rajonit të Shkupit.

Më së shumti ishte goditur qyteti I Kavadarit. Kreu I kësaj Komune, Mitko Jançev, sic percjell KlanM, në profilin e tij në Facebook ka publikuar pamje nga moti I lig, duke njoftuar se në adresë të Komunës së Kavadarit kanë mbërritur rreth 50 denoncime të dëmeve kurse 30 prej tyre kanë pësuar dëme më të mëdha.

Autoritetet e Komunës së Kavadarit kanë njoftuar se një pjesë e rrugëve ka qenë e bllokuar nga prurjet e ujit dhe dheut, por kanë intervenuar nga ndërmarrja publike dhe njësia e zjarrfikësve ku është bërë thithja e ujit nga objektet e përtmbytura.

Në territorin e Komunës së Kavadarit, sic njofton KlanM, dje në orët e pasditës kanë rënë rreth 40 litra shi në metër katrorë.

Reshje të rrëmbyeshme të shiut janë shënuar edhe në Tetovë. Në këtë qytet, sic përcjell KlanM, për 30 minuta ishte ndalur edhe ryma elektrike. Sic kanë njoftuar autoritetet e Komunës, reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar dëme, kurse Njësiti i Zjarrfikësve dhe Ndërmarrja Publike Komunale kanë qenë në gatishmëri të plotë. /KlanМacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share