Moti: Mjegull dhe ajër i ndotur nëpër lugina!

Në viset më të larta mot me diell dhe temperatura deri 15 gradë

Pas depërtimit afatshkurtër të valës së lagësht dhe të ftohtë nga veriu që rezultoi me reshje shiu dhe bore, ditëve në vijim pritet mot stabil dhe me diell.

Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullave kurse vende-vende mjegulla e dendur do të mbetet gjatë gjithë ditës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë gjatë ditës kanë paralajmëruar për probleme me mjegullën kurse shikueshmëria në disa rajone kishte rënë në 50 metra.

Metereologët thonë se nëpër lugina mjegulla mund të mbetet në pjesën më të madhe të javës së ardhshme, me cka rritet ndotja e ajrit nëpër qytete.

Nga ana tjetër, në viset malore vazhdon të mbetet shtresa e dëborës. Kështu duket rruga drejt Mavrovës…

Pamjet që i shihni janë në Sonja e Poshtme e Shkupit…

Temperaturat e mëngjesit do të jenë deri në zero gradë Celsius kurse ato maksimale të ditës nga 10 deri 15 gradë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share