Qendra për Menaxhim me Kriza u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes për shkak të motit jostabil me reshje shiu, shkarkime të fuqishme elektrike dhe erë të fuqishme.
Bëhet thirrje që gjatë shkarkimeve elektrike, qytetarët të mos qëndrojnë nën drunj të vetmuar, në hapësira të hapura dhe të shmangin lëvizjet afër shtretërve të lumejve për shkak të mundësisë së paraqitjes së përmbytjeve.
Sipas metereologëve, mot jostabil vende-vende do të ketë edhe gjatë ditës së nesërme, vecanërisht në pjesën lindore të vendit, kurse më pas gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë mot stabil.
Reshjet e shiut do të kthehen gjatë fundjavës. /tvklan.mk