Moti i ligë kaplon Shkupin me rrethinë, shi dhe erëra të forta në kryeqytet

Pasditën e sotme në Maqedoninë e Veriut ka rënë shi me erëra të fuqishme në Shkup me rrethinë si dhe disa vende tjera të vendit ku ka shkaktuar edhe disa dëme materiale, shkarkime elektrike dhe dalje të ujtave të zeza, përcjellë Klan M.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza paralajmëruan që këtë vikend pritet të kemi ndryshime të temperaturave dhe rreshje shiu me bubullima, erëra të forta dhe mundësi edhe për përmbytje.

Kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta që kapluan vendin disa ditë rresht ku temperatura arrinte deri mbi 40 gradë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share