Autoritetet u janë përgjigjur qindra thirrjeve për ndihmë nga banorët në Teksas
Reshjet e dendura të shiut janë shkaktare të një kaosi të vërtetë në disa pjesë të SHBA.
Në verilindje të Teksasit shtëpitë dhe rrugët janë përmbytur ndërsa ekipet e shpëtimit janë në dispozicion në të gjithë rajonin. Autoritetet atje u janë përgjigjur qindra thirrjeve për ndihmë nga banorët të cilët kanë qenë të surprizuar nga sasia e madhe e reshjeve.
“Erdhën dhe më shpëtuan. U deshën rreth gjysmë ore për të kuptuar se si mund të më nxirrnin nga shtëpia”.
Në lindje të qytetit Dallas të Teksasit është shpallur gjendja e katastrofës. Kjo i jep mundësi autoriteteve atje të kërkojnë ndihmë nga qeveria federale për të gjithë banorët e prekur.
Ndërsa situata vijon të jetë problematike ajo nuk ka gjasa të përmirësohet pasi Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për reshje të dendura të shiut dhe stuhi të tjera të paktën deri të mërkurën.
Klan News