Moti i lig/ Era bën kërdi në disa qytete – rreshje bore në mjedise urbane!

Moti i lig I shoqëruar me reshje të shiut dhe erës së fuqishme që gjatë së premtes kaploi vedin, ka shkaktuar dëme nëpër disa qytete.

Pasoja më të rënda ka në Manastir, ku zjarrfikësit dhe shërbimet tjera ishin angazhuar për të pastruar drunjtë dhe pullazet e rrënuara dhe problemet tjera të shkaktuara nga era e fuqishme.

Era dhe moti I lig shkaktuan dëme edhe në Shtip dhe Ohër, kurse rajoni I Dibrës mbeti pa energji elektrike.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike, era ka qenë me shpejtësi prej mbi 65 kilometra në orë dhe me intensitet të fuqishëm deri në orët e natës.

Qendra për Menaxhim me Kriza duke transmetuar njoftimet e zjarrfikësve të qyteteve të goditura, informon për inetrvenime të shumta të shërbimeve.

Në orët e mëngjesit të së shtunës shumë qytete janë zgjuar me reshje të dëborës.

Nëpër rrjete sociale shpërndahen pamjet të reshjeve të dëborës, sikurse në Tetovë dhe në disa lagje të Shkupit.

Reshje intensive të borës ka patur edhe në vendet e rajonit. Pamjet që po I shihni janë nga autostrada që çon drejt Beogradit.

Mbrëmë një autobus nga Maqedonia e Veriut është aksidentuar në autostradën A5 në Pojatë të Serbisë. Nuk ka pasur udhëtarë të lënduar por është shkaktuar dëmi I madh material tek autobusi – njoftojnë mediat serbe.

Metereologët paralajmërojnë se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë erë të fuqishme. Për pjesën më të madhe të vendit është aktivizuar alarmi i verdhë.

Nga e diela pritet mot stabil dhe i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share