Moti i keq shënon viktima në Itali

Më e goditur zona e Emilia Romanja

Këto janë pasojat e një vale të të motit të keq me reshje të dendura shiu që sollën përmbytje masive disa rajone të Italisë veriore.

I goditur më rëndë nga moti i keq është rajoni i Emilia Romanjës. Një 80-vjeçar humbi jetën në një qytezë pranë Ravenës, pasi u gjend me biçikletë mes valës së furishme të ujërave të një lumi që kishte dalë nga shtrati.

Një tjetër person rezulton i zhdukur në një zonë të rurale pranë Bolonjës, ku rrëshqitjet e tokës shkatërruan këtë shtëpi. Dyshohet se personi është mes rrënojave.

Në disa zona periferike të banuara të Emilia Romanjës, uji mbuloi katet e para. Ekipet e emergjencës zbritën në terren për të evakuuar qindra banorë me mjete lundruese.

Uji ka bllokuar jo vetëm qarkullimin rrugor, por edhe atë hekurudhor.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share