Blerja e Teslas – Trump nuk ka të drejtë të vozisë (VIDEO)

Nuk ka nevojë për veturë personale, deri sa është president i Amerikës.

Megjithatë, Donald Trump e bleu një dhe e solli në Shtëpine e Bardhë të martën.

Preferenca e tij ishte Tesla e kuqe, që kushtoi 80 mijë dollarë, njofton Klankosova.tv.

Atë e prodhon kompania e Elon Musk, i cili është këshilltari kryesor i presidentit për rregullim të administratës dhe shpenzimeve qeveritare.

Trump e provoi makinën nga ulësja e shoferit, por nuk e nisi atë.

“Lajmi i keq është se mua nuk më lejohet ta ngas, nuk kam garë makinë që një kohë të gjatë, por unë do ta lë atë këtu në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Ndiqni detajet, në kroniken e mëposhtme:

Lexo gjithashtu
Total
0
Share