Moti i keq në Rusi, Krime dhe Ukrainë/ Gjysmë milionë banorë pa energji elektrike

Moti i keq ka goditur Rusinë jugore, gadishullin e Krimesë dhe Ukrainën. Agjencia shtetërore e lajmeve “TASS” bën me dije se një person ka humbur jetën në qytetin turistik të Soçit, një tjetër në gadishullin e Krimesë dhe viktima e tretë është shënuar në ngushticën e Kërçit.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz mbetën pa energji elektrike si pasojë e një stuhie të fuqishme që përmbyti rrugët, rrëzoi pemë dhe linjat e energjisë.

Më shumë se 2,000 qytete dhe fshatra kanë mbetur pa energji elektrike në 16 rajone të Ukrainës, duke përfshirë Kievin, Odesën dhe Mykolaivin. Moti pritet të përkeqësohet, me sinoptikanët që parashikojnë erëra të forta dhe reshje bore në ditët në vijim.

Autoritetet në Krime u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda në shtëpi ndërsa janë mbyllur shkollat dhe spitalet.

Banorët në Moskë u ndeshën në mëngjes me një qytet të mbuluar me borë pas reshjeve të mëdha gjatë natës. Reshjet intensive të dëborës, penguan transportin, duke vonuar fluturimet dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e këmbësorëve.

Andrei Vorobyov, guvernatori i rajonit të Moskës, tha se rreth 3,000 njerëz punuan për të pastruar rrugët pas reshjeve më të mëdha të borës në 40 vite.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share