Mosmarrëveshje në komunikacion, përleshje mes 4 personave në Shkup

Nervat e trafikut të kryeqytetit kanë arritur kulmin për 4 persona, gjatë ditës së djeshme në Gjorçe Petrov të Shkupit, të cilët janë përleshur mes tyre në rrugë, përcjell KlanM.

“Më datë 07.04.2023 rreth orës 14:30 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën ‘Gjorçe Petrov’ në Shkup, pas një keqkuptimi të mëparshëm në komunikacion, është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik në mes të D.E (45) dhe A.S (71), të dy nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës, nga njëra anë dhe dy persona të tjerë nga ana tjetër”, thonë nga policia./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share