Një mosmarrëveshje në komunikacion ka shkaktuar sherr mes tre vajzave në Shkup. Një vajzë 23 vjeçare ka denoncuar se dy femra tjera e kanë rrahur atë pasi më herët janë fjalosur në komunikacion.
“Me datë 13.11.2022 në ora 15:30 në Stacionin Policor Draçevë, N.J.(23) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën “Slavka Dimkova” pas një mosmarrëveshje të mëparshme në komunikacion është sulmuar fizikisht nga dy femra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia